NJIHUNI ME ne!
Historia Jonë
Mirë Se Vini në Dyqanin Tonë
aty ku parfumeria artistike unifikohet me eksperiencën nuhatëse.
Lejoni fragrancat nga destileritë më prestigjioze të përzgjehura, t’ju çojnë në një udhëtim me kënaqësi shqisore dhe t’ju transportojnë në një tjetër mbretëri. Një mbretëri madhështie, ku aromat ekskluzive të krijuara me vetëdije nga mjeshtërit e parfumerisë, me vetëm përbërës natyral, mund të transformojnë mendimet, ndjenjat, emocionet. Njihuni me aroma ndjellëse që prekin shpirtin duke lënë kujtime të pashlyeshme për të gjithë ata që i takojnë.
Kur mbyllni sytë, mund t’i përjetoni të gjitha. Aromat janë kaq unike, aq të sakta dhe aq intensive sa mund të arrihet një marrëdhënie e thellë me botën përmes nuhatjes.
Ne besojmë në punën dhe mbështetjen e parfumierve mjeshtër. Kjo sjell një shumëllojshmëri dhe thellësi në koleksionet tona që rrallë gjenden. Cilësia dhe qëndrueshmëria e fragrancave bëjnë ndryshimin në formulimet tona.
Zgjedhim të bashkëpunojmë vetëm me markat më të mira në këtë industri dhe kjo është arsyeja pse koleksionet tona të parfumeve kanë evoluar me kalimin e kohës, duke fituar gjithmonë e më shumë besimin e klientëve, duke lënë kështu një gjurmë në “botën e aromave” të gjithësecilit. Diçka vërtet magjike ndodh kur markat e parfumeve “niche” kombinohen me eksperiencën nuhatëse.
Ky është Cryptic – Haute Parfumerie.
Eksperiencë Nuhatëse
Të pasionuarit vijnë këtu për të përvetësuar një botë të ndryshme aromash, më pak të njohura, më artizanale, më kërkuese dhe megjithatë të arritshme për të gjithë falë një game të gjerë çmimesh. Marka të ndryshme, me më shumë se 150 referenca, nga Franca, Anglia, Italia gjenden në Cryptic. Një ekip ekspertësh të adhuruesve të aromave është gati të shoqërojë ata që janë në një kërkim aromatik për të krijuar ndeshjen e përsosur të nuhatjes. Natyrisht, të gjithë vizitorët mund të eksplorojnë me ritmin e tyre, duke ndjekur hundën dhe frymëzimin e tyre. Adhuruesit kënaqen të kalojnë kohë në këtë strehë konfidenciale të qetësisë, ku është e mundur të bisedoni miqësisht me një çaj ose kafe. Më shumë se një butik, Cryptic është një përvojë unike e nuhatjes.
GARANCIA JONË
Në Cryptic – Haute Parfumerie, premtimi ynë është përzgjedhja e parfumeve vetëm nga marka me vajra ekstraktesh natyrale, të cilësisë më të lartë, nga burime të qëndrueshme të lëndes së parë të përbërësve nga mbarë bota. Ejani në gamën tonë të parfumeve dhe zbuloni nga afër markat më të mirat të parfumerisë artistike me kompozime klasike franceze, orientale dhe sigurisht me të tjera tendenca moderne e bashkëkohore. Provoni ekstraktet vajore më të mira të parfumeve dhe lejojini aromat t'ju mbështjellin në një re të fuqishme premtimi dhe pasioni.

Transport
Ne mbulojmë transport falas në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Partnerët
Ne jemi partnerë zyrtar dhe ekskluziv të markave më të njohura të parfumeve në mbarë botën për Shqipërinë.

Pagesa të sigurta
Sistemi i pagesave në Web faqen tonë është i sigurtë dhe me mundësi të ndryshme pagesash; me Cash në dorëzim, me Kredit/Debit kartë ose me Paypal.